Bota

E rëndë në Angli, fqinji njoftoi policinë, gjenden brenda banesës 4 persona të vdekur

Ngjarja është regjistruar në një lagje të qytetit Norëich në Anglinë lindore.

19 Janar 2024, 15:06 Nga N.F
E rëndë në Angli, fqinji njoftoi policinë, gjenden brenda
Foto ilustruese

ANGLI- Një ngjarje e rëndë është regjisruar ditën ë sotme në Angli ku brenda një banesë u gjetën të vdekur 4 persona. Ngjarja është regjistruar në një lagje të qytetit Norëich në Anglinë lindore. Gjithçka u zbulua pas denoncimit nga një qytetar.

Punonjësit e policisë thyen derën për të hyrë në shtëpi dhe më pas u përballën me një pamje tragjike. Në banesë u gjetën të vdekur katër persona dhe menjëherë nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes tragjike. Sipas konkluzioneve të para të policisë, personat konkretë dyshohet se “kishin marrëdhënie me njëri-tjetrin” dhe tashmë po vijon procesi për identifikimin e tyre. Njëkohësisht policia u ka kërkuar banorëve të zonës që të mos dalin nga banesat derisa të zgjasin hetimet.

angli viktima

Sondazh

Poll