Bota

Kapet lideri famëkeq i kartelit meksikan i njohur si La Kena

Gjithashtu grupi i tij u akuzua për rrëmbimin e katër shtetasve amerikanë në mars të vitit të kaluar, duke vrarë dy prej tyre.

19 Janar 2024, 11:59 Nga E.d
Kapet lideri famëkeq i kartelit meksikan i njohur si La Kena
 La Kena

MEKSIKË- Udhëheqësi i një fraksioni të Kartelit famëkeq të Gjirit në Meksikë është arrestuar. José Alberto García Vilano i njohur gjithashtu si La Kena ose Ciclon 19, dyshohet se drejton kartelin e dhunshëm të Los Ciclones. Gjithashtu grupi i tij u akuzua për rrëmbimin e katër shtetasve amerikanë në mars të vitit të kaluar, duke vrarë dy prej tyre.

Vilano u kap në një shesh tregtare në qytetin e Monterrey. Ndërsa katër shtetasit amerikanë u rrëmbyen në qytetin kufitar të Matamoros. Amerikanët po udhëtonin drejt Meksisës pëe shërbime mjekësore. Nuk është e pazakontë që amerikanët të udhëtojnë në Meksikë për shërbime mjekësore, ku procedurat janë shumë më të lira, por ndonjëherë edhe më të rrezikshme.

Në një video shfaqen pamjet e grupit duke u ngarkuar në një kamionçinë nga njerëz të armatosur rëndë. Njëri është futur në automjet, ndërsa të tjerët duket se janë pa ndjenja dhe janë tërhequr zvarrë në kamion. Dy prej tyre Zindell Broën dhe Shaeed ëoodard u vranë, si dhe një grua 33-vjeçare meksikane e cila ishte kalimtare. Motivi i sulmit nuk është konfirmuar, megjithatë autoritetet meksikane raportuan se po hetonin nëse grupi ishte ngatërruar me anëtarë të kartelit rival.

josé alberto garcía vilano la kena

Sondazh

Poll