Bota

Raketat 'Javelin' në Kosovë, kongresmeni amerikan: Në interes të SHBA-ve t’i mbështesë aleatët

Në një intervistë, duke folur rreth kërkesës së Kosovës për blerjen e raketave Javelin dhe miratimit nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ai tha se SHBA- nuk ka aleat më të madh se Kosovën dhe se për këtë ka mbështetje edhe të kongresmenëve.

19 Janar 2024, 12:23 Nga M.B
Raketat 'Javelin' në Kosovë, kongresmeni amerikan: Në
Richie Torres

KOSOVA- Kongresmeni Richie Torres ka thënë se është në interes të SHBA-ve të mbështesin aleatët si në rastin e Kosovës. Në një intervistë për Radio Kosovën duke folur rreth kërkesës së Kosovës për blerjen e raketave Javelin dhe miratimit nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ai tha se SHBA- nuk ka aleat më të madh se Kosovën dhe se për këtë ka mbështetje edhe të kongresmenëve.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë aleat më të madh sesa Kosovën dhe kjo është në interes të SHBA-së që të mbështesë aleatët e saj, siç është shitja e raketave Javelin. Ju e keni mbështetjen e kongresistëve amerikanë edhe këtu në Uashington dhe për këtë ne përpiqemi t’ju ndihmojmë gjithashtu”, ka thënë ai.

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe një vendim për blerjen e dronëve amerikanë, ndërkaq autoritetet kosovare kanë paralajmëruar se ushtria e ardhshme do të pajisjet edhe me helikopterë. Më 2028, kur pritet që FSK-ja të shndërrohet ushtri, ajo parashihet t’i arrijë të gjitha kapacitetet operacionale për, ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe të qytetarëve, pronave dhe interesave të vendit. FSK-ja, aktualisht, ka rreth 2.500 pjesëtarë. Pas periudhës së tranzicionit, ky numër pritet të rritet në mbi 7.500 dhe të përfshijë pjesëtarë aktivë dhe rezervistë. Buxheti për këtë vit i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës është në vlerë prej 153.049.911 eurosh.

kosova shba raket richie torres

Sondazh

Poll