Bota

Koreja e Veriut kryen testin e sistemit të armëve bërthamore nënujore

Ndërsa Seuli kishte thënë më herët se përshkrimet e Veriut për aftësinë e dronëve ishin të ekzagjeruara. Gjithashtu dhe Koreja e Jugut i quajti testet e raportuara një provokim.

19 Janar 2024, 12:43 Nga E.d
Koreja e Veriut kryen testin e sistemit të armëve bërthamore
Sistemi bërthamor nënujor

 

KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut thotë se ka kryer një test të sistemit të saj të armëve bërthamore nënujore në përgjigje të stërvitjeve nga SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia këtë javë. Droni nënujor i cili supozohet se mund të mbajë një armë bërthamore, u testua në brigjet lindore. Ndërsa Seuli kishte thënë më herët se përshkrimet e Veriut për aftësinë e dronëve ishin të ekzagjeruara. Gjithashtu dhe Koreja e Jugut i quajti testet e raportuara një provokim.

Ministria e mbrojtjes e Koresë së Jugut tha: Kërcënon paqen në gadishullin Korean në botë nëse Koreja e Veriut na provokon drejtpërdrejt. Ne do të përgjigjemi në një mënyrë dërrmuese duke ndjekur parimin e veprimit të menjëhershëm të fortë dhe përfundimtar. 

Udhëheqësi i Phenianit Kim Jong Un, ka qenë gjithashtu gjithnjë e më agresiv në drejtimin e politikave dhe retorikën e tij duke i dhënë fund disa marrëveshjeve që synonin ruajtjen e paqes në muajt e fundit. Koreja e Veriut tha se ishte provokuar nga stërvitjet e përbashkëta nga Uashingtoni, Seuli dhe Tokio për të kryer një test të armëve të saj nënujore. 

Ai akuzoi stërvitjet për destabilizimin e mëtejshëm të situatës rajonale dhe kërcënim të sigurisë së Veriut. SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia thonë se kanë kryer më shumë stërvitje gjatë vitit të kaluar si një përgjigje parandaluese ndaj frekuencës në rritje të veprimeve ushtarake të Koresë së Veriut. Të cilat përfshijnë teste të shumta të raketave të saj balistike bërthamore dhe lëshime të armëve të reja. 

kim jong un

Sondazh

Poll