Bota

SHBA/ Trump: Do të mbyll kufirin në ditën e parë të mandatit

Ai foli për çështje të njohura që premtoi t’i trajtonte në ditën e tij të parë në detyrë

19 Janar 2024, 09:46 Nga M.B
SHBA/ Trump: Do të mbyll kufirin në ditën e parë të
Donald Trump

SHBA- Donald Trump ka premtuar se do të rivendosë politikën e kufirit të mbyllur që në ditën e parë të mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë, në një fjalim para mbështetësve në New Hampshire. Trump u tall me kundërshtarët e tij kryesorë, guvernatorin e Floridës Ron DeSantis dhe ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, ndër të tjera. Ai foli për çështje të njohura që premtoi t’i trajtonte në ditën e tij të parë në detyrë dhe vuri në dukje se gjatë presidencës së tij mbrojti SHBA-në nga turistët që vinin nga vendet që “pëlqejnë të hedhin në erë qendrat e tyre tregtare”.

Trump tha gjithashtu se beson se politika kufitare e Biden ka për qëllim të sjellë votues, duke thënë se ata “i lënë këta njerëz të hyjnë, u mësojnë atyre disa fjalë të gjuhës angleze dhe i bëjnë të votojnë”, më pas ai foli për padite penale.

“Ju e dini që unë jam akuzuar më shumë se Al Capone. A keni dëgjuar ndonjëherë për Al Capone? Ndoshta mafiozi më i madh nga të gjithë”, tha Trump.

 

shba zgjedhje donald trump

Sondazh

Poll