Bota

Publikoi letrën për hetimin e zgjedhjve në Serbi, Roth: Vuçiç, je totalisht i izoluar

Përveç postimit të letrës, Roth kishte edhe një mesazh për presidentin serb, Aleksandër Vuçiçin teksa i thotë se është plotësisht i izoluar.

19 Janar 2024, 08:44 Nga M.B

 

Publikoi letrën për hetimin e zgjedhjve në Serbi, Roth:
Aleksandër Vuçiç dhe Michael Roth

GJERMANI- Kryetari i komisionit të politikës së jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, publikoi një letër të nënshkruar nga 24 deputetë të parlamenteve evropiane, e cila është dërguar në adresë të liderëve të BE. Përveç postimit të letrës, Roth kishte edhe një mesazh për presidentin serb, Aleksandër Vuçiçin teksa i thotë se është plotësisht i izoluar.

Letra i bën thirrje Bashkimit Evropian të kryejë një hetim të pavarur për të gjitha parregullsitë e raportuara dhe pretendimet për mashtrim.

“I nderuari president Vuçiç, ky nuk është as një komplot, as një fushatë socialiste. Jeni plotësisht të izoluar! 24 përfaqësues të rangut të lartë nga e gjithë Evropa i bëjnë thirrje BE-së që në mënyrë të pavarur të hetojë akuzat për mashtrim dhe të bëjnë rekomandime për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme në Serbi”, shkruan Roth në platformën X.

Në letër thuhet se qëllimi i përbashkët i tyre është ta shohim Serbinë si anëtare të Bashkimit Evropian në këtë dekadë. Një kusht i domosdoshëm për këtë është demokracia funksionale dhe shteti i së drejtës, sipas letrës së deputetëve europianë. Letra iu është drejtuar Ursula von der Leyen-it, Roberta Metsola-s, Charles Michel-it, Josep Borellit dhe Miroslav Lajçak-ut. Ndër të tjera letrën e kanë nënshkruar Alicia Cairns nga Britania e Madhe, Giuilio Terzi nga Italia, Domagoj Hajdukoviq nga Kroacia, Stefanos Gkikas nga Greqia.

serbia vucic michael roth be

Sondazh

Poll