Sport

Oferta e çmendur e PSG-së: 400 mln. euro për katër vjet, kontrata e ofruar për Mbappe!

Sipas informacioneve nga “RMC's After”, Paris Saint-Germain do të ishte gati për çdo gjë të çmendur për Kylian Mbappé.

19 Janar 2024, 07:30 Nga DOSJA

Oferta e çmendur e PSG-së: 400 mln. euro për katër vjet,

FRANCE - Ndërsa Kylian Mbappé preku të ardhmen e tij gjatë emisionit “Envoyé Spécial”, Stéphane Guy hodhi një bombë të madhe në “RMC After”, duke zbuluar se PSG do t'i kishte bërë një ofertë krejtësisht të çmendur sulmuesit:

"Nëse zgjedhja, e marrë nga nëna e tij, është një zgjedhje parash, Parisi nuk ka rival. Parisi i ofroi 400 milionë euro për katër vjet. Ai fiton, sipas asaj që thotë në dokumentar, sot 100 milionë euro me të gjitha të ardhurat së bashku. Parisi është gati t'i ofrojë 100 milionë në vit rrogë. Ky është informacioni.

Unë nuk e kam lexuar kontratën, por kjo është ajo që më është konfirmuar nga një burim i mire,"- u shpreh ai duke i befasuar të gjithë. Mbetet për t'u parë nëse kjo do të konfirmohet dhe nëse djaloshi nga Bondy të reagojë pas kësaj oferte totalisht të çmendur!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll