Bota

Masakra në shkollën Uvalde, raporti i Departamentit të Drejtësisë: Puna e Policisë ishte dështim

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland vizitoi familjet në Uvalde dhe u ndal nga muralet e viktimave të pikturuara nëpër qytet.

18 Janar 2024, 17:50 Nga E.d
Masakra në shkollën Uvalde, raporti i Departamentit të
Prokuroret

SHBA- Departamenti i Drejtësisë tha se përgjigja e policisë ndaj të shtënave vdekjeprurëse në shkollën Uvalde të vitit 2022 ishte një dështim. Raporti i shumëpritur i lëshuar të enjten theksoi se policia nuk arriti të vlerësonte me saktësi situatën, ku 19 studentë dhe dy mësues vdiqën. Departamenti i Drejtësisë rendit një sërë gabimesh të bëra nga policia. Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland vizitoi familjet në Uvalde dhe u ndal nga muralet e viktimave të pikturuara nëpër qytet.

Gati 400 policë ishin në vendngjarje në shkollën fillore Robb, por familjarët e viktimave thanë se policia ishte shumë e ngadaltë për të vepruar. Ish-kryebashkiaku i Uvalde, Don McLaughlin kishte kërkuar rishikimin e ngjarjes pasi zyrtarët shtetërorë dhanë rrëfime kontradiktore për atë që ndodhi. Pamjet e kamerave tregoin policinë duke pritur në korridoret jashtë klasave ku personi i armatosur kishte hapur zjarr.

Familjet e vuajtura etiketuan policinë si frikacakë ndërsa kërkonin dorëheqjen e tyre. Raporti i zyrtarëve të Teksasit akuzoi policinë se dështoi në prioritetin e shpëtimit të jetëve të pafajshëm mbi sigurinë e tyre. Të paktën pesë oficerë kanë humbur punën e tyre, përfshirë Pete Arredondo, ish-shefin e policisë së shkollës së Uvalde, i cili u pushua nga puna në gusht 2022. Shumë anëtarë të komunitetit kanë ngritur padi kundër policisë së qytetit dhe zyrtarëve lokalë që janë në pritje.

merrick garland don mclaughlin te shtena me arme ne shba

Sondazh

Poll