Art&Argëtim

"Në gjendje të shkëlqyer", shitet në ankand me shifrën 1.38 milion dollarë kopja e parë e Spider-Man

Komiku, i publikuar në mars 1963, arriti një rekord prej 1.38 milion dollarë në ankand dhe është një nga dy kopjet e vetme të The Amazing Spider-Man Nr. 1 që vlerësohet në "gjendje gati të shkëlqyeshme" nga shërbimi i klasifikimit komik të Certified Guaranty Company (CGC)

18 Janar 2024, 11:55 Nga N.F
"Në gjendje të shkëlqyer", shitet në ankand me
The Amazing Spider-Man

SHBA- Kopja e parë e "The Amazing Spider-Man" është shitur më një shifër marramendësë për më  shumësë një milion dollarë. Komiku, i publikuar në mars 1963, arriti një rekord prej 1.38 milion dollarë në ankand dhe është një nga dy kopjet e vetme të The Amazing Spider-Man Nr. 1 që vlerësohet në "gjendje gati të shkëlqyeshme" nga shërbimi i klasifikimit komik të Certified Guaranty Company (CGC).

Kopja u shit për gati tre herë më shumë se një version "Mear Mint", i cili u shit korrikun e kaluar për 520,380 dollarë. Spider-Man, krijuar nga artisti Steve Ditko dhe shkrimtari Stan Lee u prezantuan për herë të parë në  gushti të vitit 1962 me serinë antologjike Amazing Fantasy të botuar nga Marvel. Nga seriali "The Amazing Spider-Man" i lançuar disa muaj më vonë u botuan më shumë se 900 numra deri në vitin 2022.

spider man botim ankand shitje

Sondazh

Poll