Art&Argëtim

Dua Lipa: Kosova ishte si parajsë, por shkolla ishte shumë më e vështirë se në Londër

Në intervistën, ajo reflekton mbi kohën kur familja e saj u kthye në Prishtinë pas luftës dhe sfidat që ajo përjetoi si nxënëse atje.

17 Janar 2024, 10:22 Nga M.B
Dua Lipa: Kosova ishte si parajsë, por shkolla ishte shumë më e
Dua Lipa

BRITANI- Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka folur së fundmi në një intervistë për revistën prestigjioze Rolling Stone për periudhën e saj të jetesës në Kosovë. Në intervistën, ajo reflekton mbi kohën kur familja e saj u kthye në Prishtinë pas luftës dhe sfidat që ajo përjetoi si nxënëse atje.

“Pas luftës, u kthyem në Kosovë dhe për mua ishte si parajsë, duke dalë më shumë dhe duke lëvizur më e pavarur. Megjithatë, shkolla ishte një tjetër histori. Ishte shumë më sfiduese, fëmijët po mësonin gjëra që unë nuk i kisha njohur ende”, thotë Da teksa përmend specifikisht fizikën, kiminë dhe matematikën si lëndë në të cilat pati vështirësi.

“[Shkolla] Ishte shumë më e avancuar se në Londër. Fëmijët po mësonin gjëra që unë mendova se kisha kohë për t’i mësuar. Unë bëja thyesa në Londër dhe algjebër në Kosovë”, tregon Dua. Shkëmbimi kulturor dhe akademik duket se e ka shtyrë Dua Lipën të përballet me sfida të reja dhe të zbulojë potencialin e saj të brendshëm.

“Ndoshta unë lulëzoj kur ndjehem e sfiduar, ose kur njerëzit mendojnë se nuk kam aftësi”, reflekton ajo duke qeshur. Historia e saj për bastet e bëra me nënën e saj për të marrë rezultate të mira në shkollë, dhe si rezultat arrin të fitojë të drejtën për të bërë një ‘piercing’, tregon për ambicien dhe përkushtimin e saj që nga rinia.

Edukata e saj është një dëshmi në përballjen me një sistem akademik më të vështirë në Kosovë, por kjo përvojë e ka ndihmuar në formësimin e karakterit dhe etikës së punës që e ka çuar në suksesin e saj të sotëm. Edhe në ditët e vështira në fillimet e karrierës së saj, ku presioni i ndërlikimeve të famës bëhet i ndjeshëm, Dua ka treguar se ka mësuar të përballet me kritikat dhe të vazhdojë përpara.

dua lipa kosova britania shkolla

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Janar 2024, 10:55 M.B

Çmimet 'Emmy 2024', ja lista e fituesve

  Fituesit në 'Emmy awards 2024'   SHBA- Ceremonia e ndarjes së çmimeve 'Emmy' u mbajtën mbrëmjen e kaluar n&eu...