Art&Argëtim

Ndalohet në aeroportin e Mynihut Arnold Schwarzenegger

Sipas raportimeve, aktori i njohur posedonte një orë luksoze të markës Audemars Piguet, e destinuar për një ankand në Austri.

18 Janar 2024, 11:01 Nga h.k

Ndalohet në aeroportin e Mynihut Arnold Schwarzenegger

GJERMANI-Në një foto të publikuar nga BILD, ylli i Hollivudit shihet me dy doganierë. Ai qëndroi me ta për rreth tre orë pasi u ul në aeroport në orën 13:45.

Sipas raportimeve, aktori i njohur posedonte një orë luksoze të markës Audemars Piguet, e destinuar për një ankand në Austri.

Thesari do të nxirret në ankand nesër, të enjten, në një darkë përpara fillimit zyrtar të samitit të Klimës. Schwarzenegger fillimisht tërhoqi vëmendjen e doganierëve, të cilët e njohën super VIP-in.

E ndaluan dhe i kërkuan të hapte çantat. Sipas informacioneve të BILD, ishte një kontroll pa ndonjë arsye specifike. Më pas doganierët zbuluan në bagazh orën e vlefshme luksoze.

Ky është një produkt i bërë me porosi, me të vërtetë unik. Audemars Piguet  e prodhoi atë posaçërisht për Arnold. Tani ai po nxjerr në ankand orën unike nga koleksioni i tij privat.

Sipas informacioneve të BILD, gjiganti i aktrimit Arnold Schwarzenegger fillimisht ishte i qetë, por më pas koha dhe procedura e nervozuan. Në orën 16:45 ai u la i lirë.

Ndalohet në aeroportin e Mynihut Arnold Schwarzenegger
Foto e BILD

schwarzenegger

Sondazh

Poll