Art&Argëtim

Rita Ora rrëfen pse e mbajti sekret martesën

Ndër të tjera, këngëtarja e famshme rrëfen se është njerkë e dy vajzave, 11 dhe 7 vjeç, që bashkëshorti i saj ka nga martesa e kaluar me producenten Çellsi Uinstanli.

17 Janar 2024, 16:36 Nga h.k
Rita Ora rrëfen pse e mbajti sekret martesën
Foto ilustruese

SHBA-Ceremonia e martesës me Taika Uaititin, për Rita Orën ka qenë një prej gjërave që ka shijuar më shumë. Për këtë arsye, ylli i muzikës Pop me origjinë nga trojet shqiptare, vendosi të mos zhvillojë ceremoni të madhe në Gushtin e vitit 2022, në mënyrë që të mos ta ndante me publikun siç ndan pjesën më të madhe të përditshmërisë së saj.

U ndjeva shumë mirë që kisha diçka që e mbajta sekret për pak kohë”, tha 33-vjeçarja në një rrëfim të gjatë për revistën e famshme “OK!” ku dha detaje për jetën e saj private.

Ndër të tjera, këngëtarja e famshme rrëfen se është njerkë e dy vajzave, 11 dhe 7 vjeç, që bashkëshorti i saj ka nga martesa e kaluar me producenten Çellsi Uinstanli.

Rita Ora thotë se ndihet mirë që edhe ato në shumicën e kohës janë në shoqërinë e çiftit. A dëshiron apo jo të sjellë në jetë fëmijët e saj, këtë Rita ia lë në dorë fatit dhe universit, siç i pëlqen ta specifikojë, duke u u shprehur “le të ndodhë kur të ndodhë”.

rita ora

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Janar 2024, 10:55 M.B

Çmimet 'Emmy 2024', ja lista e fituesve

  Fituesit në 'Emmy awards 2024'   SHBA- Ceremonia e ndarjes së çmimeve 'Emmy' u mbajtën mbrëmjen e kaluar n&eu...