Krerët e komiteteve të BE-së thirrje Von der Leyen-it: Hetoni mashtrimin zgjedhor në Serbi
Aleksandër Vuçiç SERBIA- Më shumë se 20 politikanë të lartë evropianë që merren me politikën e j...
Në njoftimin u tha se luftëtarët u vranë në operacionet e ushtrisë izraelite gjatë 24 orëve të fundit.
IZRAEL- Forcat izraelite kanë vrarë afër 60 luftëtarë palestinezë në Rripin e Gazës, tha ushtria izraelite përmes një njoftimi në 18 janar. Në njoftimin u tha se luftëtarët u vranë në operacionet e ushtrisë izraelite gjatë 24 orëve të fundit.
Afër 40 luftëtarë u vranë në zonën jugore të Han Junisit dhe disa të tjerë në veri të Rripit të Gazës, përfshirë edhe në një ndërtesë që përdoret nga fraksioni palestinez, Xhihadi Islamik, u tha në deklaratën e ushtrisë izraelite. Lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – nisi më 7 tetor, pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit.
Gjatë sulmit të 7 tetorit, Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë.Izraeli u kundërpërgjigj me ofensivë tokësore, detare dhe ajrore. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, nga sulmet izraelite janë vrarë mbi 24.000 palestinezë. Por, ky institucion nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë.
Izraeli është zotuar se do të shkatërrojë aftësitë qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit dhe do të lirojë pengjet e mbetura në Gazë.
Marrë nga REL
Aleksandër Vuçiç SERBIA- Më shumë se 20 politikanë të lartë evropianë që merren me politikën e j...
Hossein Amir-Abdollahian IRAN- Kryediplomati i Teheranit ka paralajmëruar se sulmet nga grupet e mbështetura nga Irani në Lindjen e Mesme nu...
Foto ilustruese ANGLI- Pas rënies së temperaturave dhe motit të keq janë mbyllur rrugët dhe shkollat në pjesën Veri...
foto ilustruese ISLAMABAD- Pakistani dhe Irani kanë kryer të dy sulme në territoret e njëri-tjetrit në një p&e...
Foto ilustruese KOSOVË- Banka Qendrore e Kosovës ka miratuar një rregullore për operacionet për paratë e gatshme, e cila thot...
David Cameron ANGLI- Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron në një intervistë për Politico ka folur në lidhje me luft&eu...
Foto ilustruese KOSOVË-Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e djeshme të ndodhur në minerën e Trepçë...
Foto ilustruese BRITANI- Apple thuhet se po përgatitet të lëshojë një iPad Pro OLED në muajin prill të vitit 2024. Dis...
Foto ilustruese SERBI-Protesta para Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KZR) u mbajt në ditën e vrasjes së Oliver Ivanoviqit në ...
Vladimir Putin dhe Andrzej Duda ZVICËR- Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda deklaroi nga Forumi Ekonomik Botëror i Davosit se president...