Bota

Paralajmëron Irani: Sulmet e aleatëve nuk do të ndalen derisa të përfundojë lufta në Gaza

Kjo deklaratë ka ardhur në një periudhë ku i gjithë rajoni rrezikon të shkojë në një luftë më të gjerë.

18 Janar 2024, 10:22 Nga N.F
Paralajmëron Irani: Sulmet e aleatëve nuk do të ndalen derisa
Hossein Amir-Abdollahian

IRAN- Kryediplomati i Teheranit ka paralajmëruar se sulmet nga grupet e mbështetura nga Irani në Lindjen e Mesme nuk do të ndalen derisa të përfundojë lufta e Izraelit ndaj Hamasit në Gaza. Kjo deklaratë ka ardhur në një periudhë ku i gjithë rajoni rrezikon të shkojë në një luftë më të gjerë.

“Nëse gjenocidi në Gaza ndalet, atëherë kjo do të çojë në fundin e krizave dhe sulmeve të tjera në rajon”, tha Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian për Fareed Zakaria të CNN në një intervistë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të mërkurën.

Komentet e Abdollahian i bëjnë jehonë objektivave të deklaruara të grupeve të armatosura individuale në rrjetin e ndikimit të Iranit.

hossein amir-abdollahian iran lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll