Aktualitet

Po ndërtonte tre objekte pa leje në Theth, arrestohet 63-vjeçari

Sipas njoftimit të policisë rasti është evidentuar pas kontrolleve në zonë ku më pas u zbulua se në një siperfaqe publike po bëheshin ndërtime. 

17 Janar 2024, 14:53 Nga N.F
Po ndërtonte tre objekte pa leje në Theth, arrestohet
Ndërtimet pa leje

SHKODËR- Një 63-vjeçar ka rënë në pranga pasi u kap duke ndërtuar pa leje tre shtëpi pushimi në zonën e Thethit. Sipas njoftimit të policisë rasti është evidentuar pas kontrolleve në zonë ku më pas u zbulua se në një siperfaqe publike po bëheshin ndërtime. 

Njoftimi i plotë:

Theth/ Ndërtoi pa leje 3 objekte, me qëllim përfitimin nga turizmi, pranga 63-vjeçarit në Theth.

Shërbimet e Postës së Policisë Theth, gjatë kontrolleve në terren, kanë konstatuar se në një sipërfaqe toke publike ishin ndërtuar 3 objekte, pa lejen përkatëse.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, është arrestuar shtetasi K. Th., 63 vjeç, pasi kishte ndërtuar 3 objekte druri mbi platforma të betonizuara, dyshohet me qëllim shtimin e ambienteve për akomodimin e turistëve që vizitojnë zonën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

theth ndetime arrestim policia

Sondazh

Poll