Aktualitet

Organizoi vrasjen e kunatit të tij, ekstradohet drejt Italisë 30-vjeçari shqiptar, mund të dënohet deri në 30 vite burg

Sipas njoftimit të policisë 30-vjeçari akuzohet se ka organizuar vrasjen e kunatit të tij në dhjetor të vitit 2023. 

17 Janar 2024, 15:15 Nga N.F
Organizoi vrasjen e kunatit të tij, ekstradohet drejt Italisë
Foto ilustruese

TIRANË- Një 30-vjeçar shqiptar është ekstraduar drejt Italisë disa muaj pasi u vendos në pranga në Shqipqri. Sipas njoftimit të policisë 30-vjeçari akuzohet se ka organizuar vrasjen e kunatit të tij në dhjetor të vitit 2023. 

I riu me inicialet G.Gj. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma ndaj të cilit i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje”, për të cilën Kodi Penal i Italisë parashikon deri në 30 vjet burgim.

Njoftimi i plotë:

Interpol Tirana/ Ekstradohet nga Shqipëria në Itali, 30-vjeçari që akuzohet se organizoi në dhjetor të vitit 2022, në Itali, vrasjen me mjet prerës, të bashkëshortit të motrës së tij. 30-vjeçari u arrestua në Shqipëri, në muajin gusht të vitit 2023, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Infra Atlas”, i cili në atë periudhë zhvillohej paralelisht në disa shtete dhe koordinohej nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lion.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Shqipëria në Itali, shtetasi G. GJ., 30 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Velletri, Itali, me vendimin e datës 17.07.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje”, për të cilën Kodi Penal i Italisë parashikon deri në 30 vjet burgim. Shtetasi G. Gj. akuzohet se është organizator i vrasjes së bashkëshortit të motrës së tij, shtetasit P. C., vrasje e kryer me mjet prerës, në Rocca Priora, Itali, më datë 13.12.2022, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë.

itali ekstradim shqiptar vrasje

Sondazh

Poll