Organizoi vrasjen e kunatit të tij, ekstradohet drejt Italisë 30-vjeçari shqiptar, mund të dënohet deri në 30 vite burg
Foto ilustruese TIRANË- Një 30-vjeçar shqiptar është ekstraduar drejt Italisë disa muaj pasi u vendos në pranga në...
Hoxha akuzohet për vrasje me paramendim dhe arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
MBRETËRI E BASHKUAR- 34-vjeçari shqiptar Donald Hoxha është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar. Hoxha akuzohet për vrasje me paramendim dhe arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Mësohet se ai fshihej në Londër dhe se nga Gjykata e Elbasanit ishte caktuar masa 'arrest me burg' për vrasje e një personi më 22 korrik 2009, për të cilën Hoxha është i dyshuar.
Njoftimi i policisë:
'Policia e Shtetit
Finalizohet si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tiranës dhe Interpol Mançester, Mbretëri e Bashkuar, operacioni policor i përbashkët, i koduar “Capital”. Pas shkëmbimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca e Policisë së Shtetit, kapet në kohë rekord në Londër dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një 34-vjeçar i akuzuar për vrasje me paramendim. Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Mbretërinë e Bashkuar, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, është finalizuar operacioni policor i koduar “Capital”.
Gjatë këtij operacioni, në bazë të informacionit të siguruar nga inteligjenca e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar që fshihej në Londër, është kapur në kohë rekord në Londër dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasi D. H., 34 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe municionit”. Shtetasi D. H. akuzohet si njëri nga autorët e vrasjes së shtetasit R. R., ngjarje e ndodhur më datë 22.07.2009, në Elbasan. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Mançester, Mbretëri e Bashkuar, po kryen procedurat për ekstradimin e shtetasit D. H., në Shqipëri.'
Foto ilustruese TIRANË- Një 30-vjeçar shqiptar është ekstraduar drejt Italisë disa muaj pasi u vendos në pranga në...
Ndërtimet pa leje SHKODËR- Një 63-vjeçar ka rënë në pranga pasi u kap duke ndërtuar pa leje tre shtëpi pushi...
Foto ilustruese TEPELENË- Mbrëmjen e djeshme një 27-vjeçare me inicialet E. B. në ambientet e spitalit “Përparim...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme ka reaguar Dhoma e Avokatisë lidhur me lajmin se do të marrin gjobë ata avokatë që...
Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria ka ndalur importet e derrave nga Sllovakia, Italia, Hungaria, Letonia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Danima...
vodafone TIRANË- Vodafone dhe Microsoft Corp (MSFT) njoftuan krijimin e një partneriteti të ri strategjik 10-vjeçar, nëpërm...
Foto ilustruese LEZHË-Ekspertë të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, zbarkuan këtë të mërkure ...
Foto ilustruese ITALI-Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi iu gjetën kokainë dhe hashash në ambientet e...
Pamje nga vendi i ngjarjes SHKODËR- Ditën e sotme është raportuar se është shembur një urë në fshatin e N...
dritan goxhaj TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka reaguar sot pasi u raportua ditën e djeshme në media se kishin kërkuar rekurs pë...