Art&Argëtim

Nicole Kidman: Më thanë se isha shumë e gjatë për tu bërë aktore

Por 56-vjeçarja rrëfen se është ndierë e pasigurit në fillimet e karrierës pasi i është thënë vazhdimisht se ishte shumë e gjatë për të qenë një aktore e suksesshme.

16 Janar 2024, 13:14 Nga h.k
Nicole Kidman: Më thanë se isha shumë e gjatë për tu
Foto ilustruese

SHBA-Shtatëdhjetë e dy filma, njëzet e dy shfaqje televizive dhe vlerësime të shumta tregojnë suksesin e pakontestueshëm të aktores Nicole Kidman.

Por 56-vjeçarja rrëfen se është ndierë e pasigurit në fillimet e karrierës pasi i është thënë vazhdimisht se ishte shumë e gjatë për të qenë një aktore e suksesshme.

Megjithatë, ylli i “Big Little Lies” ka rrëfyer se me kalimin e kohës është mësuar të vlerësojë faktin se është e gjatë.

Duke qenë nënë e dy vajzave ajo shpjegon se është munduar të bëjë një punë të mirë në rritjen e fëmijëve të saj nisur nga vështirësit me të cilat është hasur vetë.

“Ajo që u them vajzave të mia është se asgjë nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është se si i lejoni njerëzit e tjerë që t’ju thonë “po” ose “jo” dhe nëse e pranoni këtë. Rezistenca e brendshme si qenie njerëzore, është superfuqia e vërtetë”, shpjegon aktorja.

Sa i përket projekteve të reja në fushën e kinematografisë Kidman aktualisht është duke xhiruar filmin e ri Babygirl.

nicole kidman

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Janar 2024, 10:55 M.B

Çmimet 'Emmy 2024', ja lista e fituesve

  Fituesit në 'Emmy awards 2024'   SHBA- Ceremonia e ndarjes së çmimeve 'Emmy' u mbajtën mbrëmjen e kaluar n&eu...