Aktualitet

Përdorte vajzat e mitura për prostitucion, lihet në burg 34-vjeçarja shqiptare në Greqi

Mirëpo atij i është vendosur kushti kufizues për tu paraqitur dy herë në muaj në Drejtorinë e Policisë dhe një garanci prej 5000 euro.

16 Janar 2024, 20:53 Nga I.A
Përdorte vajzat e mitura për prostitucion, lihet në burg
Lorela Kapaj

GREQI- 34-vjeçarja shqiptare, Lorela Kapaj si dhe njëri nga grekët e arrestuar për prostitucion janë lënë pas hekurave. Mediat greke shkruajnë se një person i tretë një 55-vjeçar është lënë i lirë. Mirëpo atij i është vendosur kushti kufizues për tu paraqitur dy herë në muaj në Drejtorinë e Policisë dhe një garanci prej 5000 euro.

Sipas raportimeve, tre të pandehurit i kanë mohuar akuzat gjatë deklaratave të tyre. Në fakt, 31-vjeçarja dyshohet se pretendonte se nuk i shtynte vajzat në prostitucion dhe se e kishte këshilluar 17-vjeçaren pikërisht të kundërtën kur kishte kuptuar se diçka po ndodhte. Ajo mësohet gjithashtu se ka pohuar se nuk njeh asnjë nga të akuzuarit e saj.

31-vjeçarja e cila është nënë e një fëmije të mitur, u arrestua disa ditë më parë në shtëpinë e saj në Colonos ku disa nga fqinjët e saj kishin vënë re kontaktet e saj të çuditshme që kishte me nxënëset vendase. Sipas një banori të zonës, që në verë në banesën e saj hynin e dilnin vajza të mitura të cilat askush nuk i kishte parë më parë në pallat.

Lorela ishte prezantuar në lagje si estetiste dhe i linte takimet në shtëpinë e saj. Një nga fqinjet e saj tregon se bashkë me Lorelën jetonte partneri i saj i arrestuar para 3 0se 4 vites për drogë. Ashtu si shqiptarja edhe shoku i saj, 34-vjeçari i arrestuar, i cili vajzës 15-vjeçare që shfrytëzonte Lorela i gjente klientë të pasur. Një ndër ta ishte dhe 45-vjeçari i arrestuar, që kishte kryer disa herë marrëdhënie me 15-vjeçaren dhe një 17-vjeçare në muajt Korrik-Gusht 2023 në banesën e tij, duke i paguar 100 Euro secilën për çdo takim.

lorela kapaj

Sondazh

Poll