Bota

Kim Jon Un i prerë: Koreja e Jugut është armiku ynë më i madh

Kim gjithashtu shtoi se tre organizata që merren me ribashkimin e tyre do të mbyllen. 

16 Janar 2024, 16:10 Nga E.d
Kim Jon Un i prerë: Koreja e Jugut është armiku ynë
Kim Jong Un

KOREJA E VERIUT- Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka marrë pjesë në një takim me presidentin rus Vladimir Putin. Ai tha se bashkimi me Jugun nuk është më i mundur. Kim gjithashtu shtoi se tre organizata që merren me ribashkimin e tyre do të mbyllen. 

"Koreja e Jugut është armiku jonë i përbetuar. Nuk duam luftë, por nuk kemi ndërmend ta shmangim atë," tha Jong Un.

Dr John Nilsson-Wright, i cili drejton Programin e Japonisë dhe Koresë në Qendrën për Gjeopolitikën e Universitetit të Kembrixhit, i përshkroi komentet e Kim si të paprecedentë dhe tha se ishte shumë e vërtetë që një udhëheqës koreano-verior të largohej nga politika e bashkimit. Ai shtoi se qëndrimi antiperëndimor i Kim mund të gjurmohet në samitin e vitit 2019 me presidentin e atëhershëm të SHBA, Donald Trump në Vietnam.

Në takimet e fundvitit, Kim tha se i duhej të formulonte rishtas qëndrimin e Veriut ndaj ndryshimeve ndërkoreane dhe politikave të ribashkimit. Ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit Robert Carlin dhe shkencëtari bërthamor Siegfried S Hecker thanë se ata e shohin gjendjen në Gadishullin Korean si më të rrezikshme se ka qenë që nga fillimi i luftës Koreane në 1950.

kim jong un john nilsson-wright vladimir putin

Sondazh

Poll