Aktualitet

Censi i popullsisë/ Drejtoresha e INSTAT: Po përpunojmë të dhënat, rezultatet publike në qershor

Dhuli tha se të dhënat do jenë gati për publikim në qershor dhe se ato do japin informacione lidhur me demografinë, ekonominë, arsimin apo shëndetësinë.

16 Janar 2024, 12:51 Nga M.B
Censi i popullsisë/ Drejtoresha e INSTAT: Po përpunojmë të
Elsa Dhuli

TIRANA- Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli ka zhvilluar një konferencë për mediat lidhur me procesin e Censit 2023. Dhuli tha se të dhënat do jenë gati për publikim në qershor dhe se ato do japin informacione lidhur me demografinë, ekonominë, arsimin apo shëndetësinë. Në terren për këtë proces kanë qenë 7500 anketues.

"Do jenë gati për publikim në qershor. Të dhënat do përmban informacione mbi demografinë, ekonominë, arsimin, shëndetësinë, duke ofruar statistika për grupet e përdorimit. Bazë e fortë për planifikimin e politikave publike dhe do ndihmojnë në zhvillimin e programeve për lehtësimin e jetesës së qytetarëve", tha Dhuli. 

Drejtoresha pranoi se ka pasur raste kur qytetarët kanë refuzuar të plotësojnë pyetësorin, por nuk konfirmoi për gjoba të vendosura pasi ende po analizohet procesi.

“Për një numër të sajtë nuk mund ta them, kemi pasur raste të refuzimeve, në nivele minimaliste. krahasuar me vitet e mëparshme janë të vogla pasi ka qenë fushatë ndërgjegjësimi e madhe. Madje, kemi pasur raste të shumta në numër ku qytetarët kërkonin të bëheshin pjesë. Lidhur me gjobat, duhet ta analizojmë procesin, pastaj mund të fillojmë me procese të mëtejshme”, tha ajo.

census 2023 elsa dhuli popullsia

Sondazh

Poll