Bota

Shpërthim me granatë në Mitrovicë të Veriut/ Plagosen dy persona, dëmtohen 7 automjete

Sipas policisë një nga të plagosurit ka marrë lëndime më të rënda por është jashtë rrezikut për jetën.

16 Janar 2024, 07:36 Nga r.ll
Shpërthim me granatë në Mitrovicë të Veriut/ Plagosen
foto nga mitrovica

KOSOVË- Dy persona janë plagosur pas shpërthimit të një granate dore në afërsi të një hoteli në Mitrovicë të Veriut mbrëmjen e djeshme.

Sipas policisë një nga të plagosurit ka marrë lëndime më të rënda por është jashtë rrezikut për jetën. Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe 7 makina.

“Rreth orës 23:50, dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore te hoteli ‘Bisevac’ në Mitrovicë të Veriut. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 7 vetura dhe dy persona janë lënduar, njëri prej tyre ka lëndime më të rënda, por jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani.

Nga pamjet e publikuara nga mediat lokale, shihet se në vendin e ngjarjes përveq Policisë së Kosovës janë parë edhe pjesëtar të EULEX-it dhe KFOR-it. Sakaq, ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje ndërsa pritet një tjetër reagim nga policia.

shperthim ne mitrovice

Sondazh

Poll