Bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes lë spitalin/ Lloyd Austin do të punojë nga shtëpia

Zyrtarët thanë se Austin ishte plotësisht i angazhuar në sulmet e përbashkëta mes SHBA dhe Britanisë së Madhe dhe monitoroi operacionin në kohë reale.

15 Janar 2024, 22:16 Nga A.TH
Sekretari amerikan i Mbrojtjes lë spitalin/ Lloyd Austin do të
Lloyd Austin

SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin doli nga Qendra Mjekësore Kombëtare Ushtarake Ëalter Reed sipas Pentagonit, dy javë pasi u pranua për komplikime pas operacionit të kancerit të prostatës. Pentagoni bëri të ditur se Austin do të punojë në distancë për një periudhë kohore përpara se të kthehet në punë, por ai siguron se ka akses të plotë në aftësitë e sigurta të komunikimit. Mjekët e tij thanë të hënën se ai pritet të shërohet plotësisht.

"Kanceri i prostatës i Sekretarit Austin u trajtua herët dhe në mënyrë efektive dhe prognoza e tij është e shkëlqyer," thanë në një deklaratë mjekët që ndoqën nga afër sëmundjen e sekretarit amerikan të mbrojtjes.

Vetë Austin tha në një deklaratë të hënën se ai është mirënjohës për kujdesin e shkëlqyeshëm që ka marrë në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed.

“Tani, ndërsa vazhdoj të shërohem dhe të kryej detyrat e mia nga shtëpia, jam i etur që të shërohem plotësisht dhe të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur në Pentagon”, tha ai.

Austin u shtrua në spital më 1 janar për komplikime nga një procedurë e kancerit të prostatës në dhjetor. Pentagoni nuk i njoftoi mediat deri më 5 janar dhe pavarësisht nga serioziteti i shtrimit të tij në spital, më vonë u zbulua se Austin nuk kishte njoftuar Kongresin ose Shtëpinë e Bardhë për diagnozën e tij, procedurën fillestare ose komplikimet dhe shtrimin në spital të mëvonshëm.

Austin ishte ende në spital të enjten, kur SHBA dhe Britania e Madhe, të mbështetur nga disa aleatë të tjerë, kryen sulme në dhjetëra objektiva Houthi në Jemen. Zyrtarët thanë se Austin ishte plotësisht i angazhuar në sulmet e përbashkëta dhe monitoroi operacionin në kohë reale.

"Ishte pa probleme.Pjesëmarrja e tij nuk ishte ndryshe nga ajo që do të ishte në çdo ditë tjetër, përveç se ai po e informonte Presidentin për opsionet dhe ishte i angazhuar në diskutimet nga spitali." u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

lloyd austin john kirby

Sondazh

Poll