Bota

Autoritet franceze akuzojnë Britaninë e Madhe se inkurajon fluksin e emigrantëve

Ndaj, duke iu rikthyer marrëveshjes anglo-franceze të vitit 2003 për emigrantët, nënshkruar në qytetin francez Le Touquet në vitin 2003, z. Dubaele tha se reforma ishte urgjentisht e nevojshme.

15 Janar 2024, 19:43 Nga A.TH
Autoritet franceze akuzojnë Britaninë e Madhe se inkurajon fluksin e
Foto Ilustruese

FRANCË- Autoritetet franceze akuzuan sot Britaninë e Madhe se politikat e pro punësimit inkurajojnë emigrantët që të kalojnë me varka kanalin që lidh dy vendet . Kryebashkiaku i Wimereux, Jean-Luc Dubaele pohoi sot se politikat bujare në lidhje me punën dhe përfitimet po inkurajonin mijëra të huaj të rrezikonin jetën e tyre duke shkuar në atë që ai e konsideroi 'El Dorado' britanike.

"Unë jam i zemëruar, si të gjithë kryetarët e bashkive të qyteteve fqinje. Ne po vuajmë nga trafikimi i qenieve njerëzore. Në nivelin politik, ne do të duhet të ndryshojmë situatën dhe të përplasim grushtin në tryezë me anglezët. Emigrantët sot duan të shkojnë në Angli sepse atje priten mirë, mund të punojnë atje pa problem”, tha kryebashkiaku.

Ai referohej ngjarjes ku pesë emigrantë humbën jetën gjatë tentativës së tyrë për të shkuar në Britani. Ndaj, duke iu rikthyer marrëveshjes anglo-franceze të vitit 2003 për emigrantët, nënshkruar në qytetin francez Le Touquet në vitin 2003, z. Dubaele tha se reforma ishte urgjentisht e nevojshme.

“Ne duhet të kthehemi në tavolinën me Anglinë dhe të ripunojmë marrëveshjet Le Touquet. Le të jetë Anglia më pak El Dorado për emigrantët që mbërrijnë," tha ai.

Grupi prej 78 sirianë dhe irakianë po përpiqeshin të niseshin në errësirë nga një plazh në vendpushimin e Ëimereux në Francën veriore kur varka e tyre u përmbys në ujërat e akullta në orën 1:45 të mëngjesit. Rreth 72 persona u shpëtuan nga zyrtarët francezë, 20 preh tyre vuanin nga hipotermia e avancuar, duke përfshirë dy fëmijë të vegjël dhe një grua shtatzënë që kishte nevojë për kujdes urgjent. Më vete, tre varka me 124 emigrantë u sollën në Dover të shtunën e ndjekur nga 139 të tjera të dielën, sipas të dhënave zyrtare. Këto ishin kalimet e para të suksesshme në vitin 2024 dhe pasuan një ndërprerje 27ditore, më e gjata që nga viti 2018. Gjatë fundjavës, francezët shpëtuan 220 persona dhe i kthyen në Francë.

el dorado jean-luc dubaele

Sondazh

Poll