Bota

Pakënaqësi me ligjet gjermane, protestat e fermerëve në Berlin pa asnjë rezultat

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner (FDP), doli para protestuesve, i shoqëruar me fishkëllima dhe thirrje protestuese, dhe mbrojti shkurtimin e planifikuar të subvencioneve të naftës.

16 Janar 2024, 07:29 Nga r.ll
Pakënaqësi me ligjet gjermane, protestat e fermerëve në
pamje nga protesta

BERLIN- Mijëra fermerë u mblodhën në Berlin për të demonstruan kundërpolitikës së qeverisë gjermane ndaj tyre. Të mbështetur edhe nga një numër shoferë kamionësh dhe përfaqësues të zejtarëve ata paralizuan me traktorët e tyre trafikun në qendër të kryeqytetit, Berlin.

Sipas vlerësimeve të policisë numri i pjesëmarrësve në mitingun përpara Portës së Brandenburgut ishte 8,500 vetë, kurse numri i atomjeteve rreth 6,000, përfshirë edhe 4,000 traktorë. Megjithë protestën qeveria gjermane tregoi pak gatishmëri për të bërë lëshime nga planet e saj të kursimeve dhe të shkrutimit të subvencioneve.

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner (FDP), doli para protestuesve, i shoqëruar me fishkëllima dhe thirrje protestuese, dhe mbrojti shkurtimin e planifikuar të subvencioneve të naftës. Kursimet janë të domosdoshme dhe për këtë kontributin e saj duhet ta japë edhe bujqësia, tha ai. Në këmbim ai u ofroi fermerëve një ulje të veprimeve burokratike. Ai tha se do të bëjë fushatë për "më shumë liri” dhe njohjen e shërbimit të fermerëve për shoqërinë.

Në fillim të fjalës së tij ministri Lindner nuk mund të dëgjohej për shkak të fishkëllimave. Presidenti i Shoqatës Gjermane të Fermerëve (DBV), Joachim Rukwied, u përpoq të qetësonte protestuesit. "Ministri i Financave është këtu dhe ai meriton respekt për ta dëgjuar”, tha ai para turmës. "Prandaj ju kërkoj dhe ju bëj thirrje të jeni më të qetë”.

Demonstrata e madhe në Berlin shënoi fundin e një jave të tërë protestash në të gjithë Gjermaninë. Në zonën përreth Portës së Brandenburgut pati ndërprerje masive të trafikut. Sipas policisë protesta kaloi në përgjithësi ka mbetur sikurse ishte parashikuar dhe ka pasur vetëm disa incidente lidhur me përdorimin e mjeteve piroteknike, tha një zëdhënëse e policisë.

Pakënaqësia e fermerëve u ndez nga planet e kursimit të qeverisë gjermane. Por tani protestat drejtohen në përgjithësi kundër qeverisë së përbërë nga social-demokratët, të gjelbrit dhe liberalët. Krerët e grupeve parlamentare të këtyre partive, SPD, të Gjelbrit dhe FDP, i ftuan përfaqësuesit e fermerëve të bisedojnë në orët e para të pasdites në Bundestag, por ky takim nuk dha asnjë rezultat./DW

proteste ne berlin

Sondazh

Poll