Bota

Një ditë pasi u lanë në lirim, Gjyqësori iranian ngre çështje penale kundër dy gazetareve për mosmbajtje hixhabi

Gjykata e Iranit ka hapur një rast të ri kundër dy gazetareve të burgosura për paraqitjen pa hixhab pas lirimit të tyre të përkohshëm nga burgu. 

15 Janar 2024, 16:43 Nga E.d
Një ditë pasi u lanë në lirim, Gjyqësori iranian ngre
Gazetaret

IRAN- Irani ngre një çështje për hixhabin kundër gazetarëve një ditë pas lirimit të përkohshëm. Gjykata e Iranit ka hapur një rast të ri kundër dy gazetareve të burgosura për paraqitjen pa hixhab pas lirimit të tyre të përkohshëm nga burgu. 

Pamjet e dy gazetareve duke buzëqeshur dhe të kapur për dore jashtë burgut qarkulluan në rrjetet sociale pas lirimit të tyre. Pasi pamjet e të pandehurave pa hixhab u publikuan në internet, kundër tyre është ngritur një rast i ri. Dyshja ishin shpallur fajtorë për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, komplot kundër sigurisë së shtetit dhe përhapjen e propagandës kundër Iranit.

 Kushtet e lirimit të gazetarëve i ndalojnë ata të udhëtojnë jashtë vendit. Gjithashtu të hënën, Irani zgjati dënimin e Narges Mohammadi-t me 15 muaj të tjerë për përhapje të propagandës kundër Iranit .Sipas një postimi në Instagram nga familja e Mohammadi-t, dënimi i ri u dha më 19 dhjetor. Mohammadi kishte refuzuar të merrte pjesë në seancën gjyqësore, thuhej në postim. 

narges mohammadi iran

Sondazh

Poll