Bota

Incident i ri në ujërat e Jemenit, raketa godet anijen amerikane në brigjet e portit të Adenit

Kompania e sigurisë Detare, Ambrey tha se kishte marrë një raport për një goditje në një anije me flamur të SHBA-së. 

15 Janar 2024, 16:17 Nga N.F
Incident i ri në ujërat e Jemenit, raketa godet anijen amerikane
Foto ilustruese

JEMEN- Zyra e Operacioneve Tregtare Detare të Marinës Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) ka raportuar ditën e sotme për nje incident të regjsitruar 95 milje larg portit të Adenit në Jemen.

“UKMTO mori një raport për një incident 95 milje detare në juglindje të Adenit, Jemen. "Autoritetet po hetojnë," shkroi agjencia në "X", me raportet e para duke thënë se një raketë goditi një anije.

Kompania e sigurisë Detare, Ambrey tha se kishte marrë një raport për një goditje në një anije me flamur të SHBA-së. Si pasojë e përplasjes, në anije ka rënë zjarr por nuk ka të lënduar. Gjithashtu u raportua se nuk ka asnjë tregues se anija është në ndonjë mënyrë e lidhur me Izraelin.

 

jemen izrael rakete anije

Sondazh

Poll