Aktualitet

I gjenden 3.4 kg drogë pranë makinës/ Në kërkim 18-vjeçari në Gjirokastër (EMRI)

8 Nëntor 2019, 08:04 Nga DOSJA
I gjenden 3.4 kg drogë pranë makinës/ Në kërkim

Gjirokastër- Në kërkim nga Policia është shpallur në Gjirokastër Spiro Çelnik Sakollari, 18-vjeç, pranë makinës së tij janë gjetur 3.4 kg drogë e llojit hashash. Sipas Policisë në vendin e quajtur aksi rrugor Zyrat e Kuqarit – Seniçan, Përmet, afër një motoçiklete të markës “Honda”, pa targa që ishte parkuar në anë të rrugës, që përdorej nga ky shtetas, në një qese plasmasi është gjetur sasia e drogës.

Njoftimi i Policisë:

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, si dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasin Spiro Çelnik Sakollari, i datëlindjes 20.10.2001, banues në fshatin Fratar, Përmet, me arsim 8 klasë, pasi në 07.11.2019, ora 20:20, në vendin e quajtur aksi rrugor Zyrat e Kuqarit – Seniçan, Përmet, afër një motoçiklete të markës „Honda”, pa targa që ishte parkuar në anë të rrugës, që përdorej nga ky shtetas, në një qese plasmasi u gjetën 3.4 kg boçe bimore në gjendje të thatë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva. Në cilësin e provës materiale u bë sekuestimi i lëndës narkotike dhe i motoçikletes. Po punohet për kapjen e autorit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet në kërkim 18-vjeçari spiro çelnik sakollari në kërkim 18-vjeçari spiro çelnik sakollari

Sondazh

Poll