Aktualitet

I kapën mesazhet me “Darën” e Krujës/ Si vajti natën në Prokurori Kejvina Kthella, 10 orë në hetuesi, ja për çfarë

8 Nëntor 2019, 07:38 Nga DOSJA
I kapën mesazhet me “Darën” e Krujës/ Si vajti

TIRANË– Ditën e djeshme, një tjetër personazh i njohur u ‘përfshi’ në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndojës.

Burime për Dosja.al bënë me dije se në Polici për të dëshmuar ishte marrë edhe modelja Kejvina Kthella, e cila kishte pasur komunikime me të dyshuarin kryesor Redjan Rrajën.

Gazetari Spartak Koka i ftuar në “Opinion” ka dhënë detaje lidhur me rastin, ku edhe ka treguar se Kejvina është marrë në pyetje lidhur me atentatin.

Vajza e showbizz-it është shoqëruar mbrëmjen e së martës dhe është mbajtur për 10 orë në policinë e Tiranës. Është marrë në pyetje për lëvizjen dhe aktivitetin e shtetasit redjan Raja”, tha gazetari.

Po si u ‘përfshi’ Kejvina Kthella, vajza e botës së ndritshme të moderimit dhe modelingut, në një atentat që i mori jetën një të riu?

Modelja dhe ish-velina e “Xing me Ermalin” përfundoi në prokurori ditën e djeshme dhe iu sekuestrua telefoni pasi në tabulatet e marra nga celulari i Rrajës, Kthella ishte një ndër personat me të cilën 34-vjeçari me pseudonimin “Dara” komunikonte më shpesh.

Gjithashtu burime nga grupi hetimor e Policia e Shtetit i thanë Dosja.al se modeles 24-vjeçare i është sekuestruar telefoni dhe pritet që nga ‘zbërthimi’ i tij të merren vesh të dhëna të tjera, në lidhje me lëvizjet që mund të ketë kryer 34-vjeçari Rraja ditët para atentatit, në momentin e ngjarjes dhe pas tij.

Mes Kejvinës dhe Redjanit të njohur ndryshe si “Dara” i Krujës ka patur komunikime të shpeshta, por nuk bëhet e qartë marrëdhënia që i lidh bashkë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat prokurorit arjan ndoja kejvina kthella perplasje me arme zjarri ne shkozet redjan rraja atentat prokurorit arjan ndoja kejvina kthella perplasje me arme zjarri ne shkozet redjan rraja

Sondazh

Poll