Aktualitet

Shtëpia iu “la” në gjakun e Dritan Haxhollit, Marsida Qatja largohet nga Shqipëria, merr dhe djalin e vogël me vete, në

8 Nëntor 2019, 07:59 Nga DOSJA
Shtëpia iu “la” në gjakun e Dritan Haxhollit, Marsida

TIRANË– Personazhi kryesor i ngjarjes së ndodhur në Kavajë disa javë më parë, Marsida Qatja është larguar nga Shqipëria.

Vetë Marsida ka postuar një foto në rrjetet e saj sociale bashkë me një prej tre fëmijëve të saj. Me të miturin 2-vjeç, Marsida shkruan se është nisur për në Gjermani, aty ku i ndodhet edhe bashkëshorti, i cili po vuan dënimin e tij. 

Krahas fotos, Marsida njofton se është nisur drejt aeroportit të Hiedelberg në Gjermani, ndërsa shkruan edhe: Mirupafshim!

Ndërkohë vetëm disa javë më parë, Gjykata e Kavajës pranoi kërkesën e prokurorisë, për t’i sekuestruar pasaportën Qatja, pasi ndaj saj kishin vendosur masën ‘detyrim paraqitjeje’.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Kavajë, ku një konflikt i armatosur përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja.

30-vjeçarja ka deklaruar vetë se kishte marrë rreth 20 milionë lekë të vjetra si shpërblim për të mbyllur gojën për trafikun e drogës, Marsida Qatja. Gjithashtu Qatja ka treguar se për trafikin ishte në dijeni edhe bashkëshorti, i cili nuk kishte asnjë dyshim për situatën e ndodhur në banesën e saj. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet marsida qatja vrasja per te dashuren ne kavaje marsida qatja vrasja per te dashuren ne kavaje

Sondazh

Poll