Art&Argëtim

Veshjet më të mira në “Critics Choice Awards 2024”

Margot Robbie dhe Emily Blunt të dyja dukeshin bukur në të kuqe, me Margot që magjepsi me të kuqe të ndezur, në një fustan Balmain, ndërsa Emily zgjodhi versionin vetëm me një krah nga Giorgio Armani.

15 Janar 2024, 12:27 Nga M.B
Veshjet më të mira në “Critics Choice Awards 2024”
Critics Choice Awards 2024

SHBA- Personazhet e showbizzit botëror parakaluan në tapetin e kuq me stil të dielën pasdite, për 29-vjetorin e “Critics Choice Awards” në Barker Hanger në Santa Monica, Kaliforni. Margot Robbie dhe Emily Blunt të dyja dukeshin bukur në të kuqe, me Margot që magjepsi me të kuqe të ndezur, në një fustan Balmain, ndërsa Emily zgjodhi versionin vetëm me një krah nga Giorgio Armani. Jennifer Aniston dhe Reese Witherspoon zgjodhën dukje klasike të zeza.

Jenniferi në një kostum me supe të hapura dhe Reese me një fustan “Celine” me një fjongo të madhe si dizajn, shkruan DailyMail. Fustani i ngushtë ishte i shtrirë, me me dekoltenë e hapur. Ylli i “Barbie” mbante një palë vathë diamanti nga Lorraine Schwartz me flokët pjesërisht të tërhequr mbrapa.

 

critics choice awards margot robbie veshje

Sondazh

Poll