Art&Argëtim

“Ajo shkatërroi një familje!” Pse fansat po sulmojnë Ariana Granden?

Shkak për këtë është bërë teksti i këngës në të cilën këngëtarja ka dashur të shprehë reagimin që mori pasi filloi të takohej me aktorin Ethan Slater, duke u thënë fansave të saj të merreshin me punët  e tyre.

14 Janar 2024, 15:26 Nga h.k
“Ajo shkatërroi një familje!” Pse fansat po sulmojnë
Foto ilustruese

SHBA-Nuk ka kaluar shumë kohë nga publikimi i këngës së re të Ariana Grandes dhe duket se impakti nga fansat nuk ka qënë shumë pozitiv.

Shkak për këtë është bërë teksti i këngës në të cilën këngëtarja ka dashur të shprehë reagimin që mori pasi filloi të takohej me aktorin Ethan Slater, duke u thënë fansave të saj të merreshin me punët  e tyre.

Megjithatë, fansat iu përgjigjën 30-vjeçares, në rrjetet sociale përmes komenteve për lidhjen e saj të dashurisë e cila besohet se nisi përpara se Slate të ndahej nga bashkëshortja e tij.

Ajo shkatërroi  një familjeje, tani ajo dëshiron të luajë viktimën”, -është një nga komentet e shumta në rrjetet sociale drejtuar artistes.

Pavarësisht nga ajo që besojnë fansat, nuk ka asnjë provë të fortë që tregon se Grande mund të këtë çuar në ndarjen e Slater me ish-partneren e tij me të cilin ka edhe një fëmijë.

ariana grande

Sondazh

Poll