Art&Argëtim

Takim romantik me një 25-vjeçare, kush është bukuroshja që po del me Leonardo Di Caprio

Në fotot e reja të siguruara nga Page Six, DiCaprio u përpoq të mbante një profil të ulët teksa u pa duke dalë nga restoranti i pasur i veshur me një kapele të zezë, një triko të zezë, xhinse të zeza dhe atlete.

15 Janar 2024, 09:55 Nga h.k
Takim romantik me një 25-vjeçare, kush është bukuroshja
Foto ilustruese

SHBA-Leonardo DiCaprio dhe partnerja e tij, Vittoria Cerretti, u panë duke kaluar një darkë romantike. Aktori 49-vjeçar dhe modelja 25-vjeçare janë parë në restorantin e ri ‘Cipriani’ në Beverly Hills të Kalifornisë.

Në fotot e reja të siguruara nga Page Six, DiCaprio u përpoq të mbante një profil të ulët teksa u pa duke dalë nga restoranti i pasur i veshur me një kapele të zezë, një triko të zezë, xhinse të zeza dhe atlete.

Çerreti mahniti me një bluzë argjendi me tegela me një dekolte të thellë, të cilën e veshi poshtë një xhakete të bardhë me një prerje leshi rreth qafës. Çifti është fotografuar disa herë gjatë muajve të fundit. Në dhjetor ata u panë duke dalë nga një restorant parizien, por dolën të ndarë nga restoranti për të mos rënë në sy.

Javë më parë, ylli i Hollivudit u pa duke kaluar kohë me modelen dhe familjen e saj në Londër pas Ditës së Falënderimeve.

Ceretti ishte gjithashtu në krah të DiCaprios kur ai festoi ditëlindjen e tij të 49-të në nëntor 2023 në një festë në Beverly Hills. Një dëshmitar okular në ngjarje tha se çifti ishte “i dashur me njëri-tjetrin dhe puthej gjatë gjithë natës”.

Në shtator 2023, një person i afërt me çiftin i tha Page Six se ata kishin ” kaluar shumë kohë së bashku gjatë muajve të fundit”. “ Ata kënaqen duke u njohur me njëri-tjetrin në një nivel më të thellë ”, shtoi burimi.

DiCaprio dhe Cerretti u panë për herë të parë së bashku në një klub në Ibiza, Spanjë në gusht 2023, ku u fotografuan duke shkëmbyer një puthje pasionante.

leonardo di caprio

Sondazh

Poll