Art&Argëtim

Sonte nis BBV3, Arbana thyen heshtjen: Shumë suksese mikut tim të vjetër Ledion Liço

Ditën e sotme kur pritet të nis gjithçka, Osmani ka zgjedhur t'i dedikojë një postim në profilin e saj në Instagram eksperiencës së saj të mëparëshme si moderatore e Big Brother me disa fjalë falenderuese për stafin dhe drejtuesit, pa lënë pa uruar dhe vetë Ledionin.

13 Janar 2024, 12:16 Nga M.B
Sonte nis BBV3, Arbana thyen heshtjen: Shumë suksese mikut tim të
Arbana Osmani dhe Ledion Liço

TIRANA- Sonte nis zyrtarisht reality show, Big Brother VIP Albania. Duke nisur nga emrat e moderatorëve, emrat e banorëve dhe regjia, spektakli ka ndezur debate dhe polemika prej javësh. Prej kohësh përfitej dhe në një farë mënyre u vulos nga promoja zyrtare moderimi i këtij edicioni nga Ledion Liço dhe jo nga Arbana Osmani. 

Ditën e sotme kur pritet të nis gjithçka, Osmani ka zgjedhur t'i dedikojë një postim në profilin e saj në Instagram eksperiencës së saj të mëparëshme si moderatore e Big Brother me disa fjalë falenderuese për stafin dhe drejtuesit, pa lënë pa uruar dhe vetë Ledionin.

"Sonte fillon një aventurë e BB Vip, një aventurë e notave, pjesë e cilës i ka patur fatin dhe privilegjin të jem për shumë vite me rradhë. Përjetë falenderuese dhe mirënjohëse Tanit që më zgjodhi atëherë kur besim te unë nuk kishte askush, dhe Lorit e Sarës me të cilat vazhduam për dy vite të gozhdojnë shqiptarët para ekranit për muaj me rradhë duke bërë bashkë gjithë familjen. Shume suksese sonte mikut tim te vjeter Ledion Liço dhe gocave te mia Lorina Mixha, Kristina Mere, Petrina Gorica ju do të bëni shumë, si gjithmonë. E në fund faleminderit juve, ndjekësve të mi, për të gjithë vleresimin dhe dashamiresinë karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmonë. Ju dua", shkruan Arbana.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

arbana osmani ledion lico big brother vip

Sondazh

Poll