Aktualitet

Plas dhuna mes kunatave në Pogradec, 48-vjeçarja procedohet penalisht, e dhunuara u pajis me urdhër mbrojtjeje

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në Pogradec ndërsa kunata e dhunuar është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

14 Janar 2024, 17:03 Nga N.F
Plas dhuna mes kunatave në Pogradec, 48-vjeçarja procedohet
Policia

POGRADEC- Një 48-vjeçare është vënë nën hetim në gjendje të lirë pasi mësohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së saj. Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në Pogradec ndërsa kunata e dhunuar është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Në gjendje të lirë ështe proceduar edhe një 41-vjeçar pasi ka dhunuar bashkëshorten e  cila edhe ajo u pajis me urdhër mbrojtje.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. S., 48 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 41 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen D. B., 54 vjeçe, banuese në fshatin Drithas, Maliq, pasi dyshohet se ka thyer me gurë, xhamin e vetratës të ballkonit, në banesën e shtetasit A. M.

policia dhune kunata urdher mbrojtje

Sondazh

Poll