Aktualitet

I dënuar për evazion fiskal dhe drogë, arrestohet shqiptari i kërkuar në Itali

Mësohet se ndaj 59-vjeçarit shqiptar ishte lëshuar një urdhër arresti nga Prokuroria e Monzës për trafik droge dhe evazion fiskal. 

14 Janar 2024, 17:33 Nga N.F
I dënuar për evazion fiskal dhe drogë, arrestohet shqiptari i
Policia italiane

ITALI- Një shqiptar i dënuar me burg në mungesë është vënë në pranga nga autoritet italiane. Mësohet se ndaj 59-vjeçarit shqiptar ishte lëshuar një urdhër arresti nga Prokuroria e Monzës për trafik droge dhe evazion fiskal. 

Shqiptari kishte një dënim në fuqi me 3 vjet e 11 muaj vepra penale të cilat ishin regjistruar në vitin 2014 dhe ishte dënuar në mungesë. Mësohet se ndalimi i shqiptarit është bërë në portin e qytetit bregdetar dhe më pas ai është transferuar në burgun e Raguzës.

shqiptar arrestim burg denim itali

Sondazh

Poll