Bota

VIDEO/ Vrasja e mafiozit grek, autorët qëlluan me breshëri plumbash, u siguruan para se të largoheshin që kryen "misionin" me sukses

Nga video nga media greke Protothema shihen dy persona të maskuar dhe të armatour të cilët afrohen pranë makinës dhe menjëherë nisin aksionin duke qëlluar drejt 44-vjeçarit.

15 Janar 2024, 08:33 Nga N.F
VIDEO/ Vrasja e mafiozit grek, autorët qëlluan me breshëri
Atentati

GREQI- 28 sekonda janë dashur për t'i marrë jetën kryemafiozit "Zabunis". Nga video nga media greke Protothema shihen dy persona të maskuar dhe të armatour të cilët afrohen pranë makinës dhe menjëherë nisin aksionin duke qëlluar drejt 44-vjeçarit.

Në video njëri prej autorëve pasi ka zbrazur karikatorin e parë nga kallashnikovi ka ndërruar karikatorin dhe pasi ka mbaruar edhe atë ka hapur derën e shoferit dhe ka qëlluar edhe një herë 44-vjeçarin nga afër për t'u siguruar që shenjestra kishte humbur jetën. Mësohet se mbi 90 plumba kallashnikovi janë gjetur në skenën e sulmit që ndodhi jashtë një karburanti në kryqëzimin e rrugëve Frantzis dhe Ilias Ilios.


Oficerët e sigurisë nuk përjashtojnë që të ketë pasur edhe më shumë të shtëna, me qëllim që autorët të siguroheshin që objektivi i tyre të mos shpëtonte. Numri i saktë do të sqarohet kur të përfundojë hetimi në vendngjarje. Ndaj Zampounisit ishte regjistruar edhe një tjetër atentat në vitin 2028 në Pire. 

vangjelis zampounis vrasje greqi

Sondazh

Poll