Aktualitet

Pa patentë në timon, 15-vjeçari humb kontrollin e makinës, plagoset pasagjeri

Mësohet se një 15-vjeçar i cili po drejtonte pa leje një makinë ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

14 Janar 2024, 16:11 Nga N.F
Pa patentë në timon, 15-vjeçari humb kontrollin e makinës,
Foto ilustruese

KORÇË-Një aksident ështe regjistruar pasditen e sotme në rrugën “Korçë-Mborje”, pranë degëzimit për në Malin e Moravës. Mësohet se një 15-vjeçar i cili po drejtonte pa leje një makinë ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Sipas njoftimit të policisë ka mbeturi plagosur një 13-vjeçar i cili ishte pasagjer. Menjëhëre pas ngjarjes i plagosur është dërguar në spital dhe ka marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë 15-vjeçari është proceduar penalisht.

Njoftimi i policisë:


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, banues në Korçë, pasi në rrugën “Korçë-Mborje”, pranë degëzimit për në Malin e Moravës, ky shtetas duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar një 13-vjeçar, pasagjer në mjet, i cili ndodhet për mjekim në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme

aksident plagosje patente policia

Sondazh

Poll