Bota

“Do të quhet ‘fundi i dhjetorit’”/ Baton Haxhiu: Vetëm Thaçi ka mbetur pa u ftuar nga Gjykata Speciale

8 Nëntor 2019, 07:36 Nga DOSJA
“Do të quhet ‘fundi i dhjetorit’”/ Baton Haxhiu:

Kosovë- Baton Haxhiu ka deklaruar së fundmi se vetëm Hashim Thaçi ka mbetur pa u ftuar nga Gjykata Speciale, ndërsa sipas tij Kadri Veseli është i parafundit.

“Realisht befasi është tërë procesi dhe ftesat për një shumicë liderësh. Është ftesë e paralajmëruar se do të ndodhë dhe ajo që quhej ‘fundi i dhjetorit’  ose fundi i ftesave sepse deri tash ka mbetur vetëm një i paftuar: Hashim Thaçi. Të gjithë të tjerët janë intervistuar o presin të intervistohen. Nuk ka lider të UÇK-së që nuk është ftuar e intervistuar. Ka të atillë që nuk kanë treguar, 2-3 prej tyre. Ka mbetur pa ftesë vetëm Hashim Thaçi. Të gjithë të tjetër janë intervistuar. E di se ftesat dhe intervistat kanë përfunduar. Ajo që di unë që Kadri Veseli është i parafundit në numrin e ftesave për liderët politikë”., është shprehur ai.

Më tej për Gjykatën Speciale ai ka deklaruar se nuk është krijuar për njerëz të thjeshtë.

“Unë kam qenë kundër kur është formuar dhe votuar. Është padrejtësi e madhe që na bëhet neve. EULEX dhe të tjerët kanë pasur pafuqi për t’u marrë me rastet. Kur është e pafuqishme drejtësia e brendshme bëhet diçka çfarë është kjo”, ka deklaruar ai.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni baton haxhiu gjykata speciale hashim thaci baton haxhiu gjykata speciale hashim thaci

Sondazh

Poll