13 Janar 2024, 22:47
Nga r.ll
gezim sinomati
VLORË- Policia ka ofruar shpërblim 30 mijë euro për çdo person që ofron informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka vënë në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694173022 ku shprehen se do të ruhet anonimati i plotë i çdo telefonuesi.
NJOFTIMI:
Lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 07.01.2024, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Gëzim Sinomati, 23 vjeç, grupi i posaçem hetimor vijon veprimet e thelluara dhe kontrollet e pandërprera për zbardhjen dhe dokumentimin e saj.
Në këtë kuadër, DVP Vlorë fton qytetarët që të japin informacion për këtë ngjarje dhe ofron shpërblimin 30 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë vë në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694173022, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.
23- vjeçari, Gëzim Sinomati ishte duke pirë cigare në ballkon më 7 janar kur është qëlluar nga një distancë e afërt me snajper. Policia ka gjetur edhe një makinë të tipit BMW, të dyshuar të autorëve të djegur në brendësi të lagjes “24 Maji”. Deri më tani, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh. Gëzim Sinomati, është djali i Sokol Sinomatit i njohur me pseudonimin Sokol Buzëderri anëtar i bandës së Gaxhait. Ndaj duket se saga e hakmarrjes dhe përplasjes së bandave vazhdon. Gëzim Sinomati dyshohet i ekzekutuar për llogari të babait të tij, por nuk përjashtohen as prishje e pazareve të drogës. Xhaxhait të viktimës Benard Sinomatit vëllait të Sokolit në 4 janar 2022 i vunë tritolin pikërisht në një automjet poshtë ballkonit të shtëpisë ku ndodhi kjo ngjarje. Edhe Benardi aso kohe sapo ishte kthyer nga Belgjika. Benard dhe Sokol Sinomati të dy vëllezër, janë figura të njohura për policinë, ndërkohë viktima nuk figuron person me precedent penal.
gezim sinomati
Aktualitet
13 Janar 2024, 22:41
r.ll
violeta berisha
SHBA- Violeta Berisha, e cila së fundmi u betua si kyetare e bashkisë së qytezës Fairview, në shtetin e Nju Xhersi...
Aktualitet
13 Janar 2024, 21:36
r.ll
foto nga spitali
SHKODËR- Pas zjarrit që ka rënë pasditen e sotme në pavionin e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës, ...
Aktualitet
13 Janar 2024, 21:33
r.ll
foto ilustruese
KUKËS- Përfaqësues të shoqërisë civile në Kukës shprehin shqetësimin mbi vazhdimin e fenomenit...
Aktualitet
13 Janar 2024, 20:25
r.ll
helikopteri "Black Hawk"
TIRANË- Siç u lajmërua pak ditë më parë ditën e sotme në Shqipëri kanë mbë...
Aktualitet
13 Janar 2024, 20:05
r.ll
senad halluni
SHKODËR- Reparti i Krirugjisë në spitalin e Shkodrës është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme...
Aktualitet
13 Janar 2024, 19:02
r.ll
droga e kapur
GREQI- Një shtetas grek dhe një e re shqiptare janë vënë në pranga nga autoritetet greke, pasi akuzohen si...
Aktualitet
13 Janar 2024, 18:44
r.ll
foto nga spitali
SHKODËR- Reparti i Krirugjisë në spitalin e Shkodrës është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e so...
Aktualitet
13 Janar 2024, 17:35
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Një 57-vjeçar shqiptar është arrestuar në Perugia të Italisë, pasi akuzohet se përndiqte v...
Aktualitet
13 Janar 2024, 16:55
r.ll
pamje e projektit
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot se kur do të hapet kantieri i ndërtimit të Akademisë së Manch...
Aktualitet
13 Janar 2024, 16:42
r.ll
pamje nga banesa e shqiptares
GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i një shqiptareje dhe dy grekëve të cilë...