Aktualitet

Zjarri në spitalin e Shkodrës/ MSH: Spitali vijon dhënien e shërbimit me kapacitet të plotë, po hetohen shkaqet

 Fatmirësisht nuk ka patur asnjë person të lënduar. 

13 Janar 2024, 21:36 Nga r.ll
Zjarri në spitalin e Shkodrës/ MSH: Spitali vijon dhënien e
foto nga spitali

SHKODËR- Pas zjarrit që ka rënë pasditen e sotme në pavionin e kirurgjisë në spitalin e Shkodrës, ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë. 

Sipas deklaratës së MSH, spitali vijon me dhënien e shërbimit me kapacitet të plotë, dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje ende po hetohen. Fatmirësisht nuk ka patur asnjë person të lënduar. 

“Në një nga dhomat e mjekut në repartin e Kirurgjisë së Spitalit të Shkodrës, sot ka rënë një zjarr në orët e pasdites së vonë, i cili është vënë nën kontroll menjëherë falë punës dhe bashkëpunimit mes stafit të spitalit dhe zjarrfikësve.

Shprehim një falënderim të veçantë për zjarrfikësit në detyrë dhe për të gjithë stafin e spitalit, të cilët janë mobilizuar në mënyrë të menjëhershme dhe kanë vepruar shumë shpejt për të transportuar pacientët në pjesën tjetër të repartit, për të marrë në garanci jetën dhe shëndetin e tyre. Fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar.

Edhe pse shkaqet e kësaj ngjarje janë ende duke u hetuar, spitali vijon me dhënien e shërbimit me kapacitet të plotë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

zjarr ne shkoder

Sondazh

Poll