Aktualitet

Dyshohet se nisi nga një ngrohëse elektrike, bie zjarr në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Shkodrës

Fatmirësisht nuk raportohet për asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale.

13 Janar 2024, 18:44 Nga r.ll
Dyshohet se nisi nga një ngrohëse elektrike, bie zjarr në
foto nga spitali

SHKODËR- Reparti i Krirugjisë në spitalin e Shkodrës është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme. Mësohet se për shkak të flakëve janë boshatisur disa reparte dhe janë evakuuar pacientët. 

Fatmirësisht nuk raportohet për asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale. Dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë një ngrohëse elektrike në dhomën e mjekut roje, e cila është lënë ndezur dhe ajo mund të ketë shkaktuar një shkëndijë.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për neutralizimin e flakëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 18:30, në Spitalin Rajonal Shkodër në katin e dytë, në repartin e kirurgjisë, ka rëne zjarr në një nga dhomat, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

zjarr ne shkoder

Sondazh

Poll