Aktualitet

Ndërtimi i Akademisë së Manchester City-t në Durrës, Rama: Kantieri hapet në pranverë

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale. 

13 Janar 2024, 16:55 Nga r.ll
Ndërtimi i Akademisë së Manchester City-t në Durrës,
pamje e projektit

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot se kur do të hapet kantieri i ndërtimit të Akademisë së Manchester City-t në Durrës. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale. 

Pas marrëveshjes së arritur me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve në Shqipëri, puna nga ndërtimi i kampusit stërvitor të Manchester City do fillojë në pranverë.

“LAJM I BUKUR deklarimi zyrtar i fillimit të rrugëtimit të shkollës së kampionëve të Manchester City-it në Shqipëri. Procesi është gati pas një pune të përbashkët dhe projekti i kampusit është gati gjithashtu. Brenda pranverës do të hapim kantierin në Durrës, ku do të kemi një nga kampuset më të bukur të konstelacionit të Manchester City-it nëpër botë”, shkruan Rama.

edi rama akademia e manchester city durres

Sondazh

Poll