Aktualitet

EMRAT/ Shpërndanin drogë në Korfuz, shkatërrohet banda me shqiptarë, 39-vjeçari në kërkim për tentativë vrasjeje

Mes të përfshirëve në grupin kriminal janë 11 shqiptarë, shumë prej të cilëve nga Saranda.

13 Janar 2024, 15:09 Nga M.B
EMRAT/ Shpërndanin drogë në Korfuz, shkatërrohet banda me
Foto ilustruese

KORFUZ- Një grup kriminal me anëtarë shqiptarë, që shpërndante drogë në ishullin e Korfuzit është goditur nga policia greke nga ku mësohet se janë arrestuar 14 persona ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mes personave të përfshirë në grupin kriminal janë 11 shqiptarë, shumë prej të cilëve nga Saranda. Gjithashtu bëhet me dije se është arrestuar një 39-vjeçari nga Saranda, Enivled Aliaj, i cili ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana për tentativë vrasje dhe dhunë në familje, si edhe një ish-polic grek. Aliaj rezulton i arrestuar edhe më parë në Korfuz në 14 prill 2023, në lidhje me urdhër arrestin e lëshuar nga Shqipëria.

Sipas policisë greke, ky grup kriminal funksiononte prej shtatorit 2022 dhe kanë qarkulluar rreth 1.5 kg kokainë, nga të cilat 950 gram janë sekuestruar nga policia. Gjatë operacionit të djeshëm mësohet se janë sekuestruar edhe 1 pistoletë, 5600 euro, 2 automjete dhe 8 celularë.

Personat e arrestuar janë:

Romeo Bici, 38 vjeç

Bernard Arapi, 32 vjeç

Edlira Qendro 45 vjeç

Enivled Aliaj 39 vjeç

Donald Aliaj 36 vjeç

Endri Hoxha 32 vjeç

Klement Hoxha 42 vjeç

Nikolas Paktitis 39 vjeç

Anastasia Simati 25 vjeç

Dhimitra Handrinou 29 vjeç

Theodhoros Petropulos 31 vjeç

Kristoforos Athanasios ish polic grek

Andreas Komianos

Theodhoros Kurkulos

Në kërkim u shpallën:

Laert Beleri, 48 vjeç

Anest Bino, 35 vjeç

Mirel Mustaka, 49 vjeç

Miklovan Deneko, 37 vjeç

Olena Ivanova, 35 vjeç

droga grup kriminal greqia korfuz

Sondazh

Poll