Bota

Von Cramon për njohjen e targave të Kosovës nga Serbia: Hapi drejt njohjes 'de facto'

Von Cramon tha se ndihet e turpëruar që qytetarët e Kosovës kanë pritur deri në vitin 2024 për liberalizimin e vizave, pasi që sipas saj, kriteret ishin plotësuar tashmë në vitin 2018.

13 Janar 2024, 11:44 Nga M.B
Von Cramon për njohjen e targave të Kosovës nga Serbia: Hapi
Viola von Cramon

KOSOVA- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka konsideruar njohjen e targave të Kosovës një hap drejt njohjes 'de facto' nga Serbia. Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, Von Cramon tha se ndihet e turpëruar që qytetarët e Kosovës kanë pritur deri në vitin 2024 për liberalizimin e vizave, pasi që sipas saj, kriteret ishin plotësuar tashmë në vitin 2018. Cramon, e cila ka nisur të premten vizitën disaditore në Kosovë, ka takuar krerët e institucioneve dhe liderët e opozitës. Pas disa takimesh ai tha se “shkalla e pjekurisë së demokracisë nuk varet vetëm nga stabiliteti i qeverisë, por edhe nga të drejtat që gëzon opozita”.

“Nga njëra anë është gjë e mirë, ka një shumicë të qëndrueshme në parlament, nga ana tjetër, megjithatë, niveli i pjekurisë së demokracisë nuk varet vetëm nga stabiliteti i qeverisë, por edhe nga të drejtat. që gëzon opozita dhe më pas trajtimi se si të ndërveprohet me opozitën dhe në këtë pikë do të thosha se gjërat mund të përmirësohen”, tha ajo.

Sa i përket njohjes së Kosovës nga Serbia, ajo tha se është e vështirë të parashikohet. Ajo ka thënë se duhet të ketë presion të madh nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ngjarjet si Banjska të mos përsëriten dhe Serbia të përmbushë zotimet e saj në kuptimin e njohjes.

"Ajo që ne duam të shohim dhe po punojmë në këtë drejtim është pranimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe se qasja selektive që ka zgjedhur Serbia është e papranueshme”, ka shtuar ajo.

Von Cramon ka shtuar se Kosova duhet ta zbatojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se pa zbatimin e tij do të jetë shumë e vështirë të shkohet përpara./RTK

kosova serbia targat njohja e pavaresise

Sondazh

Poll