Bota

"Makthi i Vuçiç është bërë realitet", çfarë shkruajnë mediat e rajonit për furnizimin e Kosovës me raketat amerikane

Thuhet se Hill e ka njoftuar Vuçiçin për vendimin amerikan që të pranojë kërkesën e Prishtinës për blerjen e raketave antitank “Javelin”.

13 Janar 2024, 10:40 Nga M.B
"Makthi i Vuçiç është bërë
Aleksandër Vuçiç

SERBIA- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, ka njoftuar se SHBA-ja ka miratuar kërkesën që t’i shesë Kosovës raketa “Javelin”. Thuhet se Hill e ka njoftuar Vuçiçin për vendimin amerikan që të pranojë kërkesën e Prishtinës për blerjen e raketave antitank “Javelin”. Nga ana tjetër Vuçiç tha se ky informacion është një zhgënjim i madh për Serbinë, por edhe se ata së bashku me SHBA-në do të punojnë për ruajtjen e marrëdhënieve serbo-amerikane.

Për këtë kanë raportuar edhe mediat rajonale, titujt e të cilave i ka përmbledhur “Danas”.

“Çfarë goditje nga Amerika për Serbinë: ambasadori amerikan bëri një vizitë të jashtëzakonshme te Vuçiç dhe i tha lajmin që e tronditi”, shkruan Slobodna Dalmacija.

“Arma antitank FGM-148 ose ‘Javelin’ është një sistem raketor amerikan i drejtuar, i cili, falë përdorimit të një kamere termografike për vetëdrejtim, funksionon në parimin e ‘ndiz e harro’. Kjo armë ishte një nga më vendimtaret në luftën ruso-ukrainase. Ukrainasit e përdorën atë për të shkatërruar qindra tanke dhe automjete të blinduara ruse, bunkerë, ndihmoi shumë që të parandalonin ushtrinë ruse të shkelë Ukrainën. Dhe tani ato raketa vdekjeprurëse dhe ‘të mençura’ po mbërrijnë në Kosovë”, shkruan Slobodna Dalmacija.

“U bë realitet makthi i Vuçiçit: Departamenti Amerikan i Shtetit ka marrë një vendim kyç, është miratuar shitja e raketave të fuqishme Kosovës…” shkruan Slobodna Bosna.

Portali kroat Index raporton se Pentagoni ka miratuar shitjen e raketave “Javelin” Kosovës.

“Kosova blen raketa amerikane”, është titulli tekstit të portalit Vijesti të Podgoricës.

“Vuçiç i tha ambasadorit amerikan se ky informacion është një zhgënjim i madh, por se Serbia do të punojë për të ruajtur marrëdhëniet me Uashingtonin”, raporton Vijesti. 

kosova serbia raketa amerikane

Sondazh

Poll