Bota

"Më falni, por kam pak bronkit", Papa Françesku nuk lexon dot fjalimin

Para një grupi komunikuesisht francezë, Papa nuk arriti dot të lexonte një fjalim, ndërsa u tha të pranishmëve se nuk mundte pasi ka pak bronkit.

13 Janar 2024, 10:18 Nga M.B
"Më falni, por kam pak bronkit", Papa Françesku nuk lexon
Papa Françesku

VATIKAN- Papa Françesku duket se nuk është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe këtë e ka vërtetuar në dajen e tij të fundit. Para një grupi komunikuesisht francezë, të promovuar nga Konferenca e peshkopëve të Francës, Papa nuk arriti dot të lexonte një fjalim.

"Do të doja ta lexoja të gjithë fjalimin, por kam një problem, kam pak bronkit, nuk mund të flas mirë, nëse nuk ofendoheni, do t'ju dorëzoj kopjen e fjalimit, më falni. Do t'ua dorëzoj për t'ju dhënë të gjithëve, por po mundohem shumë për ta lexuar. Faleminderit për mirëkuptimin", u tha Papa pjesëmarrësve.

"Dhe tani do t'ju jap bekimin dhe pastaj do t'ju them lamtumirë një nga një, sepse për të thënë lamtumirë nuk duhet të flas", shtoi Papa.

papa francesku vatikan fjalim

Sondazh

Poll