Bota

Takim me Zelenskyn, Sunak: Britania do të rrisë mbështetjen për Ukrainën në 2.5 miliardë paund

Sunak e bëri të ditur lajmin pas takimit me Presidentin Volodymyr Zelensky në Kiev dhe pas nënshkrimit të një marrëveshje të re që mbështet sigurinë afatgjatë të Ukrainës.

12 Janar 2024, 16:26 Nga M.B
Takim me Zelenskyn, Sunak: Britania do të rrisë mbështetjen
Rishi Sunak dhe Volodymyr Zelensky

UKRAINA- Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë 2.5 miliardë paund ndihmë ushtarake për Ukrainën gjatë vitit të ardhshëm, sipas njoftimit të bërë nga kryeministri Rishi Sunak. Sunak e bëri të ditur lajmin pas takimit me Presidentin Volodymyr Zelensky në Kiev dhe pas nënshkrimit të një marrëveshje të re që mbështet sigurinë afatgjatë të Ukrainës.

Zyrtarët thanë se paketa do t'i sigurojë Ukrainës raketa me rreze të gjatë, mbrojtje ajrore dhe predha artilerie.
Rreth 200 milionë funte do të shpenzohen për dronë.

Po ashtu u bë me dije se paketa ushtarake për vitin e ardhshëm financiar që fillon në prill do të rezultojë në dërgimin më të madh të dronëve, shumica e të cilëve do të jenë të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar. Disa ministra dhe figura të larta ushtarake kishin argumentuar privatisht se kjo do të dërgonte një sinjal më të fortë për Moskën për mbështetjen afatgjatë të Britanisë.

lufta rusi-ukraine britania e madhe rishi sunak volodymyr zelensky

Sondazh

Poll