Bota

Historike në Afrikë, Kepi Verder nuk shënon asnjë rast të malaries

Vaksinat po përdoren tani në disa vende, por monitorimi i sëmundjes dhe shmangia e pickimit të mushkonjave janë mënyrat më efektive për të parandaluar malarian.

12 Janar 2024, 14:31 Nga E.d
Historike në Afrikë, Kepi Verder nuk shënon asnjë rast
Foto Ilustruese

AFRIKË- Kepi Verder arrin një momënt historik pa malarie. E mori statusin nga Organizata Botërore e SHëndetësisë (OBSH) pasi nuk ka raportuar asnjë rast të vetëm lokal në tre vjet. Në vitin 2022, 580,000 njerëz në Afrikë vdiqën nga sëmundja.

Vaksinat po përdoren tani në disa vende, por monitorimi i sëmundjes dhe shmangia e pickimit të mushkonjave janë mënyrat më efektive për të parandaluar malarian. Plani i Cape Varde për kontrollin e malaries ka siguruar gjithashtu kujdes dhe shërbime diagnostifikuese falas për udhëtarët dhe migrantët ndërkombëtar, me qëllim për të frenuar valën e rasteve të importuar nga Afrika Kontinentale. 

Dr Achu Fosah, nga zyra e OBSH-së në Afrikë,shtoi se organizata e saj ishte e emociomuar dhe e kënaqur me rezultatet dhe faktin që malaria u largua nga vendi. Drejtori i përgjithshem i OBSH-së tha se suksesi i Cape na jep shpresë se një mjet ekzistues, si dhe me vaksinat ne mund të guxojmë të ëndërrojmë një botë pa malarie.

malaria ne afrike

Sondazh

Poll