Politike

Shpëtimi i Alvin Berishës/ Conte: Në pak orë do të përqafohet me babain e tij në Itali

7 Nëntor 2019, 17:58 Nga DOSJA
Shpëtimi i Alvin Berishës/ Conte: Në pak orë do të

ITALI- Kryeministri italian Giuseppe Conte ka reaguar, lidhur me shpëtimin e Alvin Berishës sot  nga kampi Al-Hol në Siri.

Në një reagim të tijin, në “Mediaset.it”, Conte shprehet se në orët e ardhshme Alvin do të bashkohet me babain e tij në Itali, duke falenderuar dhe autoritetet italiane, shqiptare dhe organizatat humanitare, të cilat ndihmuan në kthimin e Alvinit pranë familjes.

Kthimi i Alvinit në shtëpi është një nga ato histori që ju mbush zemrën me lumturi. Fëmija shqiptar, për vite me radhë në një kamp refugjatësh në Siri, në orët e ardhshme më në fund mund të përqafohet nga babai i tij i cili po e pret në Itali.

Kjo është arsyeja pse unë shpreh falënderimet e mia të përzemërta për të gjithë autoritetet italiane dhe shqiptare, për organizatat humanitare, që kanë bashkëpunuar për këtë operacion kompleks, në një zonë aq të vështirë sa ai sirian. Faleminderit edhe për ato media që kthyen në qendër të vëmendjes historinë e Alvinit të vogël.

Qeveria italiane ka bërë gjithçka që është e mundur për lirimin e tij. Unë personalisht ndoqa këtë ngjarje, i informuar vazhdimisht dhe në kontakt me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Një sukses i jashtëzakonshëm jo vetëm i diplomacisë por mbi të gjitha i bashkëpunimit ndërkombëtar, falë rolit të çmuar të luajtur nga Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe italiane dhe ndërhyrja vendimtare e policisë speciale dhe departamenteve të karabinierisë.

Më e keqja për Alvin tani është pas tij, në pak orë ai do të jetë i lirë. I lirë të jetë në gjendje të jetojë fëmijërinë e tij, të jetë në gjendje të luajë përsëri, të imagjinojë dhe të ndërtojë të ardhmen e tij. Pa kufizime dhe larg bombave, luftërave, fanatizmit”, shkruan Conte.

Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që mbërtheu para ekranit të gjithë njerëzit anë e mbanë botës pas prej vitesh endej në kampet e Sirisë, teksa i ati e kërkonte dëshpërimisht me zemër në dorë. Ai u shpëtua sot dhe arriti të bashkohej me të atin, Afrim Berisha dhe me dy motrat e tij, falë një operacioni ndërkombëtar që u realizua në bashkëpunim me forcat amerikane, Gjysmë Hënën, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Inteligjencën italiane.

I vogli shqiptar u rrëmbye nga e ëma Valbona Berisha, e cila para pesë vitesh mori Alvinin e vogël dhe u nis drejt Sirisë pa pyetur askënd për t’u bërë bashkë me forcat e ISIS.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike giuseppe conte historia e alvin berishes ne siri shpëtohet alvin berisha giuseppe conte historia e alvin berishes ne siri shpëtohet alvin berisha

Sondazh

Poll